fbpx

Çfarë tha Gjergj Dedaj për Vjosa Osmanin në dëshminë e tij në Gjykatën Speciale

nga Revista Kosovarja

Gjergj Dedaj, ish-ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, tha në Gjykatën Speciale se presidentja Vjosa Osmani e shkarkoi atë “dhunshëm” nga kjo pozitë.

Dedaj shkoi në gjykim për t’iu përgjigjur pyetjeve të Prokurorisë për ish-krerët e UÇK-së dhe akuzat e tij të mëparshme ndaj tyre. Por ai gjatë dëshmisë e përmendi edhe Osmanin, të cilës iu referua si “e ashtuquajtura”.

“Së fundi kam qenë ambasador por jam larguar dhunshëm, brutalisht, dhe politikisht nga ana e ashtuquajturës presidente Osmani për qëllime politike sepse në vend timin e ka dërgu burrin e saj”, tha Dedaj.

Për këtë deklaratë të tij, pati një reagim nga Presidenca.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]