fbpx

Çfarë thotë Aurela Gaçe për politikanët?

nga Revista Kosovarja

Duket sikur këngëtarja Aurela Gaçe ka një mendim për gjithçka. Ajo është shumë aktive në rrjete sociale ku diskuton për shumë gjëra. Po, politika a i intereson?

“Kam përforcuar përballë politikanëve, më kanë duartrokitur, më kanë dhënë buzëqeshje dhe mbase i kam bërë të ndihen mirë, sepse më kanë dhënë urimet e tyre. Politikën mundohem ta shmang. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Jam lodhur shumë për të arritur diçka. Nuk dua që publiku të më shohë me ngjyra. Në çfarëdo lloj partie që beson dikush, unë dua që kur të më dëgjojë mua, të ndjejë e shijojë atë që bëj, pa menduar asgjë tjetër të paktën për disa orë. Qoftë edhe një çast të vetëm”, thotë këngëtarja e mirënjohur nga Shqipëria, shumë e dashur dhe e ndjekur kudo ku ka shqiptar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]