fbpx

Çfarë thotë sot Rudina Magjistari për Edi Ramën, 15 vite pas ndarjes?

nga Revista Kosovarja

Proverbat që thonë se njeriu mund të dashurojë vetëm një herë në jetë, janë hedhur poshtë në shumë raste. Dhe ai që e vërteton më së miri këtë fakt është kryeministri Edi Rama, i cili njihet për disa dashuri publike, martesa, dhe ndarje.

Një ndër të dashurat e kryeministrit Rama ka qënë edhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari. Lidhja e tyre nisi në verën e vitit 1999 dhe Rudina ishte 11 vite më e vogël se ai.

Në një intervistë të 4 viteve më vonë, Rudina Magjistari rrëfen njohjen dhe ndjenjat e saj për Ramën

“Jam e dashuruar me çdo gjë të tijën, edhe me defektet”, do të thoshte ajo.

Historia me Rudina Magjistarin, një ikonë e ekraneve në atë kohë, u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri.

Rudina Magjistari u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës, realizuar nga Liri Begeja, në vitin 2003.
Në fushatën e vitit 2003, ata u puthën në skenë.

“Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë… Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri”- thoshte Rudina Magjistari në atë kohë.Lidhja e tyre ka zgjatur plot 7 vite, lidhje e bashkëjetesë, dhe u ndanë pa vënë kurorë.

Hera e fundit që moderatorja ka folur për Kryeministrin ka qenë kur ftoi në studio Ermal Mamaqin dhe aktoret e “I love tropoja”.

Teksa Ermali nisi të falenderonte kryeministrin, Rudina, e cila ka qenë partnerja e Ramës dhe ka bashkëjetuar për disa vite me të, bëri një koment epik për aktrimin e tij.

“Për një moment e ktheu komedinë në horror”, u shpreh Rudina Magjistari, me siguri duke iu referuar look-ut të tij të frikshëm.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]