124
Reperi ka marrë akuza për sulm ndaj një fansi.
Sipas ‘The Sun’ një fans ka thënë se reperi e ka goditur me grushte.
Viktima thotë se reperi ishte në Angli duke mbajtur turneun kur papritur e sulmoi në një klub nate.
“Ai më goditi në kokë dy-tri herë”, deklaroi fansi. Sipas tij, policia po punon për rastin dhe ndaj Brown mund të vijojnë veprimet ligjore.
Kujtojmë që reperi është akuzuar për sulm edhe në të kaluarën. Në vitin 2009, ai u dënua për sulm ndaj ish-të dashurës, Rihanna.