fbpx

Chris Rock flet në detaje për shuplakën famëkeqe të Will Smithit, i përmend sërish gruan

nga Revista Kosovarja

Chris Rock ka folur për herë të parë për goditjen me shuplakë nga Will Smith gjatë “Oscars”, pothuajse një vit nga skandali që tronditi miliona njerëz në mbarë botën.

“Të gjithë e dinë, po, ndodhi, unë u godita me shuplakë një vit më parë – u godita nga një maskara”, tha Rock.

“Gruaja e tij kishte marradhënie seksuale me mikun e djalit të tij. Unë normalisht nuk do të flisja për këtë, por për disa arsye … ata e folën këtë në internet. Nuk e di pse dy njerëz të talentuar do të bënin diçka kaq të ulët”, tha Chris.

“E doja Will Smith, e doja gjatë gjithë jetës, ai ka bërë disa filma të mrekullueshëm. Unë jam rrënjosur për Will Smith gjithë jetën time”, u shpreh 58-vjeçari.

Ai tha se nuk u hakmor atë natë “sepse kisha prindër. Sepse u rrita. Dhe e dini se çfarë më mësuan prindërit e mi? Mos u zini para njerëzve të bardhë”, tha ai, duke hedhur mikrofonin në tokë për t’i dhënë fund emisionit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]