fbpx

Çifti i njohur ndahet pas katër vjetësh lidhje

nga Revista Kosovarja

Leonardo DiCaprio dhe e dashura e tij prej më shumë se katër vitesh, Camila Morrone, janë ndarë.

Burime konfirmuan ndarjen e çiftit për revistën People. DiCaprio, 47 vjeç dhe Morrone, 25, të cilët e kanë mbajtur lidhjen e tyre private, bënë debutimin e tyre si çift në Oscar 2020.

Në dhjetor 2019, Morrone foli me Los Angeles Times në lidhje me diferencën në moshë të qiftit dhe tha se nuk ka asnjë rëndësi për të.

“Ka kaq shumë marrëdhënie në Hollywood – dhe në historinë e botës – ku njerëzit kanë diferenca të mëdha në moshë,” tha aktorja. “Unë thjesht mendoj se çdokush duhet të jetë në gjendje të takohet me të cilin dëshiron të takohet.”

Ajo gjithashtu vuri në dukje se ishte “zhgënjyese” të jesh i njohur kryesisht për shkak të marrëdhënies së saj me fituesin e Oskarit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]