fbpx

Cila është selavatja që duhet bërë në Ramazan?

nga Revista Kosovarja

Dërgoni shumë salavate për të dërguarin e Allahut, shokët e tij dhe të gjithë ata që i ndjekin deri në Ditën e Gjykimit.

O Allah na bëj prej myslimanëve që agjërojnë dhe falen gjatë muajit të Ramazanit me besim dhe duke kërkuar shpërblimin e Tij, në mënyrë që të na falen mëkatet e kaluara dhe ato që do të vijnë!

O Allah, na bëj prej atyre që kanë agjëruar gjatë Ramazanit, kanë marrë shpërblimin e Tënd, kanë përjetuar Natën e Kadrit dhe kanë arritur suksesin me lejen e Zotit!

O Allah, ti je Falës, e pëlqen faljen, prandaj na fal ne!

O Zot, na i prano veprat, me të vërtetë Ti je Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi, i Gjalli, i Pavaruri, Pronari i madhështisë dhe fisnikërisë!

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin (a.s), familjen dhe shokët e tij!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]