fbpx

Cila ishte arsyeja e sulmit në Ibër Lepenc, sipas Kurtit?

nga Revista Kosovarja

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se sulme të tilla si ai i 29 nëntorit në veri të vendit, po vijnë pasi serbët që po i kryejnë këto akte, e kanë humbur betejën me Kosovës.

Sipas tij, ata nuk posedojnë më veriun, e nga nervoza edhe veprojnë me akte kriminale.

“Këto sulme u ndodhin edhe vendeve të zhvilluara demokratike perëndimore, madje do thosha edhe më shumë se neve, por imagjinata terroriste, kriminale, e sponsorizuar nga një shtet që është më i madh se i yni, e me traditë të gjatë e të gjerë të kësoj lloj sulmesh, e që e ka për aleat të ngushtë superfuqinë më problematike botërore sot, Federatën Ruse, e kanë bërë këtë gjendjen të cilën ne ndodhemi. Pikërisht për shkak se e kanë humbur kontrollin me struktura paralele, me grupe kriminale, tash nga nervoza i rrisin aksionet e këtilla terroriste”, u shpreh Kurti.

“Meqenëse nuk e posedojnë më veriun e Kosovës, atëherë dëshirojnë të thonë se nuk do t’ju lëmë rehat. Kjo tregon se ata kanë humbur, mirëpo ata nuk duan që ne të fitojmë, që ne të jetojmë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]