fbpx

Cila këngë e Ermal Fejzullahut flet për jetën e tij

nga Revista Kosovarja

Ai është ndër këngëtarët më të dëgjuar e më të kërkuar. Ermal Fejzullahu qëndron stoikisht në listen e këngëtarëve që sjellin hite dhe e mbajnë publikun të ngërthyer pas vetes, shkruan “Kosovarja”.

1.Je baba të 3 fëmijëve…

1.Jam babai më i lumtur në botë, edhe pse këtë e thonë të gjithë baballarët. Zoti më ka falur një familje të shëndoshë e të bukur dhe e falënderoj për këtë.

2. Ka ndonjëra prej këngëve lidhje me jetën tënde, historitë e tua?

2.Jo, edhe pse mund të mendohet ndryshe. Është e vërtetë që të gjitha këngët kanë në thelb tematikën e dashurisë, por është po ashtu fakt se asnjëra nuk ka të bëjë me jetën time private.

3. Cilën mban mend si periudhën tënde më të lavdishme?

3.Fillimet e mia, me pjesëmarrjen në Top Fest dhe albumin tim të parë, mbarëvajtja e të cilit shënonte një sukses të paimagjinueshëm për një të ri si unë. Megjithatë, e them me bindje se, falë publikut që më ndjek në çdo skaj, vazhdoj ta përjetoj lavdinë dhe dashurinë që më falin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]