fbpx

Cilësia e ajrit e dobët pothuajse në tërë Kosovën

nga Revista Kosovarja

Cilësia e ajrit në Prizren është e dobët. Ajër me cilësi të njëjtë është edhe në Drenas, Mitrovicë, Prishtinë (matësi i vendosur te ndërtesa e Rilindjes) dhe në Palaj.

Ajër me cilësi shumë të dobët është në Prishtinë, Pejë, Gjilan, Prishtinë (matësi i vendosur në IHMK), Obiliq, Dardhishtë (fshat në Prishtinë).

Sipas ueb-faqes së Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e ndjeshme të popullatës duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin jashtë.Të rriturit dhe fëmijët me problem të mushkërive, ata me problem të zemrës duhet t’i zvogëlojnë aktivitetet e rënda fizike jashtë dhe veçanërisht nëse kanë simptoma. Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë brenda në shtëpi.

Njerëzit me astmë mund të kenë nevojë ta përdorin aparatin e tyre më shpesh për shkak të cilësisë së ajrit, gjithashtu edhe njerëzit e moshuar duhet t’i zvogëlojnë sforcimet fizike dhe të përdorin maska.Personat e shëndetshëm duhet të hanë ushqime të shëndetshme me fruta dhe perime që ta forcojnë sistemin imunitar.Ajër me cilësi të mirë ka Brezovica. Qytetarët në këtë zonë mund të shijojnë aktivitetin e tyre të zakonshëm në natyrë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]