fbpx

Cilët janë më meritorët: Vlora Çitaku, Memli Krasniqi a Gent Cakaj?

nga Revista Kosovarja

Tre emrat më të kërkuar për kryetar të kësaj partie: Vlora Çitaku, Memli Krasniqi dhe Gent Cakaj, e që nëse zgjidhet cilido prej tyre, pritet të bëhet një reformim i thellë i kësaj partie, shkruan “Kosovarja”.

Vetëm tre individë në PDK-në aktuale mund ta bëjnë reformimin e kësaj partie: Vlora Çitaku, Memli Krasniqi dhe Gent Cakaj.

 

Për më shumë, kjo parti duhet të pastrohet nga  anëtarësia që e ka mbajtur të kapur PDK-në vite e vite…

 

Nuk është SHIK-u rreziku i degradimit të PDK-së, e as nuk ka qenë, por është krimi ekonomik të cilin e kanë mbajtur dhe, mjerisht, e mbajnë akoma disa individë të lartë të PDK-së.

 

Pa dyshim, Vlora Çitaku është emri më domethënës i PDK-së nëse vjen në krye të kësaj partie. Ajo ka krijuar imazh ndërkombëtar. Puna e saj ambasadore e Kosovës në SHBA, ka bërë që të pajiset me një bagazh politik si askush tjetër, duke krijuar simpati në popull, në tërësi, por edhe te elektorati i PDK-së, në veçanti.

 

Raportimet me fakte të Vlora Çitakut në KS të OKB-së çdo tre muaj, në sesionet e rregullta për Kosovën, e kanë tronditur Serbinë…

 

Por, edhe Memli Krasniqi, po ashtu, është një personalitet që ka evoluuar më së shumti në PDK, duke qenë shumë përmbajtësor në çdo debat e diskutim.

 

Një emër tjetër i brezit të ri, e që mund ta merr kreun e PDK-së, është edhe Gent Cakaj, aftësitë e të cilit opinioni i ka parë gjatë mandatit zyrtar në krye të politikës së jashtme të Shqipërisë.

 

Sidoqoftë, cilido prej tyre që do e fitojë të parin e PDK-së, nuk do e qojë reformimin e kësaj partie deri në fund, pa bërë pastrim të disa individëve në këtë parti – kapës të kriminalitetit ekonomik.

 

Ka deputetë të cilët PDK-në e kanë patos prej nga i marrin votat elektorale për ta ruajtur kapitalin e  fituar në forma të ndryshme…

 

E, PDK-ja i di mirë kush janë ata që i kanë vënë hije te keqe kësaj partie… Safet Krivaça /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]