fbpx

Cili është raporti mes Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut?

nga Revista Kosovarja

Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi, janë përfolur shpesh për raportet e tyre dhe “sherrin” që kishin dikur.

E pas ati sherri u aludua shumë se dy aktorët i kanë dhënë fund miqësisë së tyre.

Së fundi kjo është rikthyer sërish përmes Bes Kallakut.

Aktori shqiptar në një intervistë për emisionin “N’Zoom”, ka sqaruar raportin e tij me kolegun Ermal Mamaqin.

Besi raportin mes tyre e ka cilësuar si marrëdhënie normale shoqërore, ku ndër të tjera tha se nuk kanë pasur asnjëherë inat profesional me njëri-tjetrin.

“Ne kemi një marrëdhënie normale shoqërore me Ermalin dhe nuk kemi pasur ndonjëherë inat profesional me njëri-tjetrin. Të paktën unë e di që se kam por edhe Ermali s’ka asgjë me mua, thjesht kemi zgjedhur secili që të punojë, domethënë që mos të merret me të tjerët por me veten dhe me punët tona.”, tha Besi.

Ermali dhe Besi kanë pasur një konflikt virtual prej shumë kohësh.

“Sherri” virtual mes dy aktorëve nisi pas një deklarate të Bes Kallakut ku tha se “diferenca mes tyre është që Ermali është biznesmen, ndërsa unë jam komedian”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]