fbpx

Çitaku: Albin, as nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu

nga Revista Kosovarja

ZRRE në Kosovë zyrtarisht, ka treguar sot se është marrë vendimi për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike.

Lidhur me këtë ka reaguar, sekretarja e Përgjithshme e PDK-së Vlora Çitaku, ajo tha se ZRrE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin.

“As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish”, shkroi mes tjerash Çitaku.

Postimi i plotë:

ZRRE është shndërruar në mashën përmes së cilës Qeveria në largim po e godet drejtpërdrejt qytetarin. Po e varfëron, po e lodh dhe po përpiqet ta nënshtrojë.

Sepse mendësia e kësaj kaste nuk është të qeverisë, por të sundojë, e një popull i shtyrë drejt varfërisë, sundohet më lehtë.

Por jo, Albin.

As nuk ke me na nënshtru, e as nuk ke me na sundu. Sepse ky popull e ka ngritë zërin edhe në kohë më të vështira, e do ta bëjë sërish.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]