fbpx

Çitaku- Haxhiut: E nderuara qeveri, ju jeni pronarë të krizës me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë

nga Revista Kosovarja

Pas situatës së krijuar në veri, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila mes tjerash deklaorj se vendimet e Qeverisë janë të drejta dhe të ligjshme.

Gjithashtu, sipas Haxhiut, janë për keqardhje dhe të turpshme qëndrimet e subjekteve opozitare.

E për një deklaratë të tillë ka reaguar nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

“Ministrja e Drejtesise sulmon opozitën. Kryeministri personalizon krizën e krijuar.

E nderuara qeveri, nga kriza me sindikatat deri tek kriza në marrëdhëniet me aleatë, ju jeni pronarë të (pa)vendimeve. Por edhe gabimeve”, shkroi ajo në Facebook.

Për ish-ambasadoren e Kosovës në ShBA, diskursi përçarës i ndihmon vetëm armiqtë e Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]