Vlora Çitaku, deputete e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar që Albin Kurti të jap dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe të ulët si deputet.
Ajo ka kërkuar nga Kurti dhe VV-ja edhe që t’i lënë ‘‘akuzat e zbrazëta’’ dhe se, VV-ja janë ata që komunikojnë me Listën Serbe.
”Ndërkohë që në Kuvend u shfaq një dramë e dobët, drama e vërtetë po përjetohet çdo ditë nga familjet kosovare , me çmime të papërballueshme të energjisë dhe rritje enorme të kostos së produkteve bazike”, ka shkruar ajo.
Postimi:
Albin, jep dorëheqje nga pozita e Kryeministrit. Eja ulu si deputet dhe përfundon kjo punë.
Në fund të fundit, ligjin për këtë e keni miratuar vetë.
Mjaft më me drama e filma, se edhe ashtu, skenarist i dobët dole.
Pastaj, leni akuzat e zbrazëta. Jeni ju që po komunikoni me Listën Serbe për vota e pazare.
Është e qartë: krejt kjo situatë është pasojë e paaftësisë së VV-së për të pasur shumicë.
Ndërkohë që në Kuvend u shfaq një dramë e dobët, drama e vërtetë po përjetohet çdo ditë nga familjet kosovare , me çmime të papërballueshme të energjisë dhe rritje enorme të kostos së produkteve bazike.