fbpx

Çitaku thotë se mësimi s’po fillon për shkak të kokëfortësisë së Kurtit

nga Revista Kosovarja

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se procesi mësimor nuk po fillon për shkak të kokëfortësisë së kryeministrit Albin Kurti.

Në llogarinë e saj në Facebook, Çitaku ka shtuar se Kurti po refuzon që të dialogojë me sindikatat për të zgjidhur çështjen e grevës, njofton Klan Kosova.

“Se a duhet të fillojë mësimi është pyetje që nuk duhet shtruar. Pyetja është pse nuk po fillon mësimi. Përgjigjen e keni tek kokëfortësia e Kryeministrit dhe refuzimi i tij për dialog social”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]