fbpx

Çka bëri Miriam Cani që përloti dhe emocionoi kaq shumë Arilena Arën?!

nga Revista Kosovarja

Shoqëria e ngushtë mes Miriam Canit dhe Arilena Arës njihet nga të gjithë.

Artistet shqiptare u bënë shoqe të ngushta që në ‘’The Voice’’ dhe vazhdojnë akoma të ruajnë këto raporte.

Së fundmi Arilena ka festuar ditëlindjen dhe natyrisht nuk mungoi një dhuratë dhe dedikim nga Miriami.

Artistja kishte dërguar një buqetë të madhe trëndafilash shoqëruar me një pusullë me fjalët më të ëmbla.

‘’Uroj që çdo gë që të bësh të jetë e mbushur me dashuri dhe bekime. Nuk jemi kurrë të ndara. Ndoshta në distance po asnjëherë në zemër. Të dërgoj gjithë dashurinë time’’, shkruan Miriami duke përlotur dhe emocionuar pa fund Arilenën.

Kjo e fundit e ka shpërndarë në rrjete sociale dhuratën speciale me pusullën.

‘’Të dua shumë e shtrenjta ime’’, shkruan Arilena.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]