Vala

Shkurte Fejza është nga ata emra që muzikës folklorike dhe popullore i ka dhënë shumë.

Një zonjë e këngës që publiku ia njeh mirë karrierën e veprimtarinë prej shumë vitesh, qysh kur ka qenë një vajzë fare e re, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtarja e madhe mundohet maksimalisht ta ruaj linjën që e karakterizon. Ndonëse këndon muzikë popullore, ajo asnjëherë nuk ka devijuar vetëm për hire të anës materiale.

Duke i qëndruar besnike këngës së pastër, ajo ka bërë mjaftë pasuri dhe jeta e këngëtares është e begatë, shkruan “Kosovarja”.

Së fundi është bërë shpesh pjesë e vorbullës së thashethemeve, kjo për shkak të prishjes së raportit me kolegen dhe miken e saj Shyhrete Behluli.

Siç kuptojmë, Shkurte Fejzës nuk i pëlqen fare kjo gjë dhe ajo do të donte që kjo çështje të mbyllej një herë e mirë, siç është mbyllur edhe miqësia e bashkëpunimi i saj i ka hershëm me Shyhreten./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË