Bazuar në rrethanat e reja që ka krijuar lufta Rusi-Ukrainë, njohësit e Ballkanit Perëndimor nuk presin rezultate nga takimi i kancelarit gjerman Scholz-Kurti-Vuçiç, shkruan “Kosovarja”.
Ekspertët e sigurisë për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën, takimin në Berlin e shohin si presion shtesë të Gjermanisë për një zgjidhje diplomatike mes Beogradit dhe Prishtinës.
Serbia dëshiron një gjendje të ngrirë politike mes Prishtinës dhe Beogradit, bazuar në lidhjen e saj me Rusinë.
Tema qendrore e status cuos së bisedimeve Kosovë-Serbi është asociacioni.
Prishtina nuk e lejon asociacionin ekzekutiv, ndërsa Serbia nuk do më pak se asociacion me kompetenca ekzekutive.
Kosova ka depozituar nënshkrim për formimin e një organizmi serb në Kosovë, duke ia lënë kompetencat Gjykatës Kushtetuese, e cila më pas ka dhënë verdiktin se asociacioni, i diskutuar në Bruksel, kalon vijat e kuqe të shtetit të Republikës së Kosovës dhe si i tillë nuk mund të themelohet.
Megjithatë, në Evropë, pas agresionit rus në Ukrainë, janë krijuar rrethana të reja politike dhe ekonomike.
Andaj, bazuar në gjendjen e re aktuale, formimi i një asociacioni serb në Kosovë është absurditet.
Rusia ishte shtytëse e fuqishme e formimit të asociacionit të Listës Serbe, por tash Putini është zhytur në luftë, prej nga është duke pësuar humbje të rënda.
Sidoqoftë, bota perëndimore dhe ekspertët po shohin lindjen e një Rusie të re pas Putinit, i cili në një mënyrë do ta shijojë fundin e epokës sunduese në Rusi.
Andaj, aleati më i ngushtë i Vuçiçit, Putini, nuk do jetë në gjendje ta çojë deri në fund politikën e tij rreth Kosovës.
Megjithatë, edhe në Serbi po krijohen rrethana të reja politike, pas tronditjes së marrëdhënieve me Rusinë, andaj ftesa në Berlin për Vuçiçin mund të ketë një kuptim më ndryshe.
Megjithatë, ekspertët nuk presin shumë nga ky takim, megjithëse mbetët të shihet çka ofron kancelari Scholz për Serbinë dhe Kosovën… S. Krivaça /Kosovarja/