fbpx

Çka e gëzoi dhe e bëri krenar dita e djeshme Lazim Destanin?

nga Revista Kosovarja

17 Shkurti i djeshëm,15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës ishte një ditë e ngjeshur me aktivitete festuese në Prishtinë.

Një ditë që gëzimin e shikoje në sytë e çdo shqiptari aty që kishte dalë për të festuar në sytë e qindra të ftuarve në këto ceremoni, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut.

Me këto fjalë mbresëlënëse shkruan sot në rrjetin etij social, afaristi e filantropi i njohur z. Lazim Destani, i cili përshkruan edhe gëzimin e krenarinë e tij gjatë aktiviteteve solemne dhe takimeve me krerët e shtetit ë vendit si dhe me personalitete të vendeve të huaja që kishin ardhur për të marrë pjesë në solemnitetin e organizuar për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

7 Shkurti i djeshëm, 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, ishte një ditë e ngjeshur me aktivitete festuese në Prishtinë. Një ditë që gëzimin e shikoje në sytë e çdo shqiptari aty që kishte dalë për të festuar, në sytë e qindra të ftuarve në këto ceremoni, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e Diaspora.
I ftuar nga autoritetet Qeveritare pata nderin të marr pjesë në këto aktivitete, duke filluar nga ceremonia solemne e mbajtur në Parlamentin e Kosovës, ku pata rastin e kënaqësinë të takohem edhe me shumë personalitete shqiptare e ndërkombëtare. Gëzimi më i madh ishte të shikoje në sheshin kryesor ushtrinë dhe policinë e Kosovës teksa parakalonin forcat e mbrojtjes dhe të sigurisë së një shteti të lirë, demokratik e të pavarur.
Gjatë aktiviteteve e manifestimeve të shumta takova të gjithë krerët e institucioneve të Kosovës si dhe liderët politik të vendit të cilëve ua urova 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Lavdi UÇK-së dhe martirëve që ranë për lirinë e Kosovës! Mirënjohje NATO-s, SHBA-ve dhe gjithë botës demokratike që mbështeti dhe vazhdon ta përkrahë Pavarësinë e Kosovës. Urime KOSOVË!

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]