Vendosja e bustit të presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova te Katedralja “Nëna Terezë “ në Prishtinë,është e kontestueshme ,meqë ai nuk ishte lider fetar.
Mospranimi i familjes së akademikut Anton Çetta, për ta vendosur bustin e tij te katedralja, nën pretekstin se ai ishte institucion kombëtar, është filozofia më e pranueshme e familjes, e cila nuk deshi ta përkufizojë figurën e tij historike duke i dhënë konotacion fetar.
Kombi dhe opinioni ndërshqiptar e kupton, se nuk ka asgjë të keqe nga përfshirja e dy figurave kombëtare për t’u nderuar me buste në oborrin e Katedralës ,por të dy figurat emblematike të kombit shqiptar, i kalojnë kufinjt fetarë duke u shtrirë në përmasa patriotike kombëtare. Nuk tingëllon mirë që ata të vendosen aty,sepse vendin e kanë në historinë e formimit të shtetit dhe lëvizjeve që ndodhin rrallë në historitë e popujve të botës.
Familja Cetta, kishte arsye të mos pajtohej me vendosje busti në oborrin e katedrales. Ajo me siguri , synojë që Anton Cetta , të mbetet përgjithmonë i kombit dhe i të gjithëve, si aset kombëtar , me merita për bashkimin e popullit shqiptar .As Dr.Ibrahim Rugova,nuk ishte adhurues fetar. Me trashëgimi myslimane nga e kaluara familjare, nuk dihet se ishte deklaruar ndonjë herë në favor të njërës apo fesë tjetër,sado që ishte përfolur se ishte konvertuar në Romë.
Shqiptarët janë populli më i kompletuar për vlera konfesionale ku tri fetë e tij,mbulohen nga vlerat e kombit dhe si të tilla qëndrojnë nën kulmin e kombit .
Vendosja e figurave kombëtare nëpër oborre institucionesh fetare, mund ta dëmtojë imazhin e tyre në një të ardhme më të largët .Liderët e aseteve kombëtare, duhet të ruhen si të tillë dhe vetëm si të tillë.Pra, të ruhen si të gjithë kombit ,ashtu sikur ishte jeta dhe vepra e tyre dhe pa u përfshirë nëpër fe,sepse nesër mund ta kërkojë ta zëmë edhe “Xhamia e Madhe” përfshirjen e tyre në oborrin e vet.
P.S. Me sa dimë, askund në botë nuk gjenden dy shtatore të një figure në një qytet. Një shtatore e Presidentit historik është e vendosur para Kuvendit të Kosovës.
S. Krivaça /Kosovarja/