fbpx

Çka po ndodh mes Beratit e Kikes në ‘It’s my love’

nga Revista Kosovarja

Pas fotos së publikuar nga Kika, në të cilën shihej i shtrirë së bashku me konkurrentin e “It’s my love”, Berat Xhelilin, marrëdhëniet mes tyre u acaruan.

Kika ishte autor i emisionit “It’s my Love”, i cili më pas u largua nga aty dhe filloi po të njëjtin emision, ndërsa ditë më parë Berati ka folur në live në rrjetin social “Instagram”, duke e ofenduar Kikën.

Por, ai e ka ofenduar edhe Valon Maloku e autoren e emisionit Antigona Kotorrin, pasi që nuk arritën të realizojnë takimin e tij me njëren nga vajzat e këtij programi.

Ndërsa pak minuta më parë, Berati ka hyrë në live i cili shihej së bashku me Kiken dhe që ky i fundit i kërkoj falje publike dhe që ajo ka qenë vetëm një lojë nga ana e tij.

“Na jemi njerëz të famës, karrierës, unë i shkreti desha t’i bej emër Beratit, me e ndihmu edhe e kom ndihmu, edhe na jena shok, kaq”, tha Kika.

“Sa i përket thashethemeve, në momentin që nuk kam publiku asgjë, nuk ka sen”, shtoi ai./

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]