fbpx

Çmimet e karburanteve pritet të ulen javën e ardhshme

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka thënë se çmimi me të cilin janë duke u shitur nafta është 1.24 euro kurse benzina 1.31.

Ai ka thënë se në javën e ardhshme pritet të ketë rënie të çmimeve, sikur që ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare.

“Është duke reflektuar edhe tek ne në 24 orë. Por kur shkruan një gazetë e huaj se ka rënë… Çmimi nuk ulet nëpërmjet shtypit”, është shprehur Berjani në Klan Kosova FM.

Ai më tej ka folur edhe për një kërkesë që do ta bëjnë në qeveri për standarde sa i përket ndërtimit të pikave të furnizimit.

“Nuk jemi kundër ndërtimit, por të ketë kritere sikur në BE, jo të ndërtohen pikat e derivateve, sikur kërpudhat pas shiut. Në Kosovë më së shumti ka pika karburanti dhe pushime 5 euro”, tha ai.

Reklama

Ai shprehet i habitur me vetë naftëtarët të cilët ankohen për marzhën e fitimit dhe të në njëjtën kohë po ndërtojnë pika karburanti.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]