fbpx

Çmimi i kafesë ‘godet’ kryeqytetin, macchiato e madhe arrin në 2 euro

nga Revista Kosovarja

Çmimet e kafesë në Prishtinë po shënojnë rritje të ndjeshme, duke ngjallur reagime tek qytetarët.

Një prej rasteve më të fundit është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes”, ku tregohet një kupon fiskal nga një lokal në sheshin “Nëna Tereza”, ku një macchiato e madhe është faturuar me 2 euro, ndërsa një kafe amerikane me 1.80 euro.

Kjo rritje e çmimeve vjen në një periudhë kur vendi po përballet me shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe paralajmërime për ngritje të çmimeve edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Bizneset arsyetojnë këto lëvizje me rritjen e kostove të operimit, përfshirë çmimet e furnizimeve dhe shpenzimeve bazë.

Megjithatë, qytetarët kanë filluar të shprehin pakënaqësi, duke potencuar se çmimet po i afrohen atyre të vendeve perëndimore, ndërkohë që niveli i të ardhurave në Kosovë mbetet i ulët./Insajderi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]