fbpx

CNN: Bombardime të vazhdueshme në Izrael, bombardime të vazhdueshme në Gaza

nga Revista Kosovarja

CNN raporton se në Tel Aviv po dëgjohen vazhdimisht zhurmat e bombardimeve.

Njëra pas tjetrës, zhurmat jehojnë në të gjithë qytetin, ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore i Iron Dome i Izraelit vazhdon të përgjojë raketa dhe ushtria izraelite nis sulmet kundër Rripit të Gazës.

Njerëzit në qytet jo vetëm i dëgjojnë këto shpërthime. Ndonjëherë, edhe ata mund t’i ndiejnë ato, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.

Qeveria e Izraelit urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës sot. Ndërsa Hamasi vazhdoi të gjuante raketa drejt Izraelit, një ekip i CNN pranë kufirit Izrael-Gaza dëgjoi bombardime të shumta, pothuajse të vazhdueshme brenda Gazës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]