fbpx

CNN: Rusia ka filluar tërheqjen e disa prej forcave të saj nga rrethi i Kievit

nga Revista Kosovarja

Televizioni amerikan CNN po raporton se Rusia ka filluar tërheqjen e disa prej forcave të saj ushtarake nga rrethina e Kievit.

Gazetari i CNN, Jim Sciutto, ka raportuar disa nga forcat ruse kanë filluar tërheqjen e disa forcave të saj nga rrethina e Kievit.

“Rusia po fillon tërheqjen e disa prej forcave të saj nga rrethina e kryeqytetit ukrainas Kiev”, ka shkruar ai.

Duke cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë, gazetari Sciutto thotë se tërheqja është një ndërrim i strategjisë ruse.

Një numër i madh i makinave ushtarake me flamuj rusë raportohet se po tërhiqen nga drejtimi i Kievit.

Zëvendësministri rus, Aleksander Fomin, sot deklaroi se kanë vendosur që të ndërprejnë aktivitetin e tyre ushtarak në drejtim të Kievit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]