fbpx

“Coiffeur Karricaj”, sallonet e famshme për flokë në Zvicër që bëjnë mrekulli

nga Revista Kosovarja

Floku është bukuri, andaj njerëzit kujdesen gjithmonë për mirëmbajtjen e flokëve, duke i prere, krehur, stiluar e trajtuar në nënyra nga më të ndryshmet.

Artisti i flokëve Prek Karricaj është profesionist i vërtet i fushës së parukerisë, me 3 sallone shumë të frekuentuara në Zvicer, ku ofrohen të gjitha shërbimet për meshkuj dhe femra.

Mjeshtri i flokëve Prek Karricaj është me origjinë nga Gjakova, por prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër në kantonin e Aragaut. Profesionin e frizerit e ka nisur qysh në vitin 2002 dhe që atëherë ka pasur shumë suksese e numri i klientëve meshkuj dhe femra veç është rritur.

Prek Karricaj falë punës dhe vullnetit, arriti të hapë tre sallone “Coiffeur Karricaj”, njëri në Arau, njërin në Ëeitingen në kanton të Aragaut dhe njëri në Niedergösgen, në kantonin Soloturn.

Siç kuptojmë, në “Coiffeur Karricaj” shkojnë klientë të të gjitha nacionaliteve dhe kërkohen lloje të ndryshme të frizurave, nga ato klasiket e deri tek më modernet.

Në sallonet e njohura kryhen shërbime profesionale për të dy gjinitë, si prerje, stilim, frizura, ngjyrosje, shatire, etj.

Të shtojmë se në fund të këtij muaji bëhen 10 vite që kur Prek Karricaj hapi sallonin e tij të parë, për çka edhe pritet të organizohet një event.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]