fbpx

Çokollata ‘Raffaello’, për vetëm 15 minuta!

nga Revista Kosovarja

Pasta Raffaello është një ëmbëlsirë e shijshme, e frymëzuar nga pralinat më të famshme të kokosit dhe çokollatës

Nevojiten:

▪ 5 dl qumësht
▪ 3 pudingë vanilje
▪ 200 g sheqer pluhur
▪ 200 g kokos
▪ 100 g lajthi të bluara
▪ 100 g lajthi të pjekura (të plota)
▪ 50 g çokollatë
▪ 200 g margarinë
▪ kokos për petëzim

Përgatitja:

Në 1 dl qumësht tundni pluhurin e pudingut, ndërkaq pjesën tjetër lëreni të vlojë, pastaj zieni pudingun.

Derisa të jetë ende i ngrohtë, shtoni sheqerin pluhur, kokosin, lajthitë e bluara dhe çokollatën e bluar në rende dhe të gjitha bashkoni.

Kur të ftohet, shtoni margarinën e tundur dhe bëni topthat.

Në secilin topth vendosni nga një lajthi dhe rrokullisni në pluhur kokosi. /Telegrafi/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]