fbpx

Cozman nuk i ndahet të dashurës së re, çifti kapen duke bërë pazar

nga Revista Kosovarja

Tashmë është konfirmuar edhe nga vetë reperi se ai ka nisur një lidhje të re dashurie.

Bëhet fjalë për Cozman, i cili përmes një fotografie në story konfirmoi lidhjen por duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Çifti duket se po jetojnë ditë të lumtura së bashku dhe janë bërë të pandashën.

Së fundmi janë fotografuar teksa bënin pazar në një dyqan ushqimor.

Vajza quhet Fjolla dhe është një makeup artiste, e cila biznesin e saj e zhvillon në Prishtinë, ku dhe reperi është kthyer prej muajsh pas qëndrimit për një kohë të gjatë në Londër.

Vite më parë, Cozman ka qenë në një lidhje mjaft afatgjatë me këngëtaren Tuna Sejdi, kur edhe së bashku realizuan disa bashkëpunime, të cilat ishin hitet e asaj kohe.

Që nga ajo periudhë, kjo është hera e parë që Cozman shihet me një femër tjetër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]