fbpx

Dafina e Kida luajnë belin ngjashëm si yjet bullgare Teodora e Alisia

nga Revista Kosovarja

“Luje belin” titullohet kënga e re e Dafina Zeqirit që është në bashkëpunim me Orkidea Latifin e njohur me emrin artistik “Kida”. Ndonëse u përfol shumë për këngën e spotin sapo u lansua u vërejt që nuk dallon shumë nga këngët, që kemi parë e dëgjuar më parë. Fraza që i kemi dëgjuar mijëra herë, “luje luje belin, bone tane mos ta nin për njeri”, “shkunde e tunde”, “neve sna nal Policia”, “e kallim klubin”.

Veshje e lëvizje provokuese sa më nuk thuhet. Për një gjë edhe mund të pajtohemi, dyshja duken tejet seksi. Këtu hyn në përdorim fraza “muzika këqyret nuk ngohet”. Klipi është kopjuar. Veç kreativiteti dhe origjinaliteti nuk gjejnë vend në “hitin” e radhës të Dafinës e Kidës.

Bie në sy elementet e klipit, vetura, shampona, kove, vajza të zhveshura, pishina e shisha. Klishe, klishe, klishe.

Me të parë këto skena, përjeton Deja Vu.

Dafina e Kida e ‘luajnë belin’ ngjashëm si yjet bullgare Teodora e Alisia

Klipi ngjason apo është kopjuar nga projekti i super yllit bullgar, Teodora me Alisian. Këngë e publikuar në 2011-ën. “Dve n edno” apo “Dy në një”.

Klipi fillon njësoj sikur ky i Dafinës e Kidës. Edhe dy artistet bullgare shihen në një sallon të veturave, duke rregulluar një veturë. E pastaj përfundojnë duke e larë atë, me kove e shampon. Përkundër artistëve kosovare, dyshja bullgare eskalojnë me lëvizje. Nuk i lënë vend imagjinatës. Provokuese sa s’ thuhet. Ato ‘guxojnë’ edhe më shumë kur në skenë e fusin një mashkull.

Detaj, që nuk e pamë në klipin e Dafinës e Kidës. Për të cilën skenë do flasim më poshtë. Për skenën numër dy të klipit të këngëtareve.

Se për çka po flasim mund ta shihni sapo ta shihni këngën.

Për këngën u tha se flet për fuqinë e femrës për të qenë e pavarur e guximshme.

E guximshme? Për çka për “Luje Luje belin, shkune e tunde krejt temelin, bone tanen mos ta nin për njerin”. Për zhveshjen, për prekjet, për lëvizjes provokuese?

I kemi parë qindra herë.

Përtej kopjes së artistëve bullgare – çka po promovojnë Dafina e Kida përmes ‘këngës’ së tyre

Nga mjeshtre të veturave, ku Dafina e Kida punojnë kinse në një “Auto Servis”, të veshura me “Kargo” (pantollona sportiv), me bluza pa mëngë – Dafina e Kida realizojnë një koreografi të shkurt. Tejet sensuale por asgjë e jashtëzakonshme.

Pas kësaj skene, Dafina e Kida shfaqen hale më të zhveshura. Me fustane tejet të shkurt ku lehtësisht mund të ju vëresh edhe të brendshmet. Për nga pamja identik, veç ngjyrat të ndryshme. Dafina me të zezë e Kida më të kuqe.

Kida e ofron një mini-performancë, me tri fjalë “Bojna çka dojna kur dojna jej, as policia s’nale se na je je je”, që nuk kuptohet se as çka do të thotë. Si rëndom, tekstet e këngëtares. Përderisa vajzat prapa e mbulojnë me vallëzim thuajse erotikë.

Pas kësaj skene, Dafina e Kida shfaqen hale më të zhveshura. Me fustane tejet të shkurt ku lehtësisht mund të ju vëresh edhe të brendshmet. Për nga pamja identik, veç ngjyrat të ndryshme. Dafina me të zezë e Kida më të kuqe.

Kida e ofron një mini-performancë, me tri fjalë “Bojna çka dojna kur dojna jej, as policia s’nale se na je je je”, që nuk kuptohet se as çka do të thotë. Si rëndom, tekstet e këngëtares. Përderisa vajzat prapa e mbulojnë me vallëzim thuajse erotikë.

Derisa artistet bullgare që folëm më lartë tregohen më të guximshme e ‘lajnë’ vetë veturën, Dafina e Kida shihet se janë kujdesur që dikush tjetër, të ua kryej këtë punë. Derisa ato përdridhen skena edhe më të “nxehta” ofrohen në prapa skenë. Vajza me xhinse të shkurta, të veshura vetëm rroba banje, të lagura nga flokët e trupi, shihen kinse po lajnë veturën. Skenë e parë, e realizuar mijëra herë. Asgjë origjinale.

Klisheja vazhdon. Nga fundi i këngës Dafina e Zeqiri e Kida ‘vishen’ pak. Me buzë të kuqe, me model flokësh thuajse të njëjtë. Me xhinse farmerkë e me bluza ‘interesante’, përmes këngës bëjnë thirrje me “luje-luje belin – shkunde e tunde”. Mos ta harrojmë, u tha se paraqitja flet për femra të guximshme. Për çka, për stil apo zhveshje e lëvizje provokuese – të ngjitura me njëra-tjetrën. Vlerësojeni vet.

Kur të shikoni të dyja klipet, të aristeve bullgare e tonat, na thoni se në çfarë përfundimi keni dalë.

Ah, në fund të projektit të realizuar nga “Bzzz Entertainment”, shihet se Dafina e Kida nga mjeshtre të përlyera nga ‘zifit’ i veturave të mbuluara nga djersa , shndërrohen në diva, me jetë luksoze, të veshura si “Cat Women”, krejt në të zezë shihet se festojnë nën shkëlqimin e fishekzjarrëve, me shampanja në duar. Siç duket për suksesin e këngës, që ka vetëm katër fraza “Luje Belin”, “Shkunde e Tunde”, “Mos ta nin për njeri”, “Neve sna nal Policia”. Por cila është porosia e çka po promovohet, vlerësojeni vet.

Kënga është lansuar një minutë para datës 9 qershor dhe deri tani ka marrë afro 300 mijë klikime apo shikimi të themi më mirë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]