fbpx

Dafina Zeqiri rikthen Feron në muzikë?

nga Revista Kosovarja

 

Reperin Fero e kemi parë të tërhiqet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes, duke lënë pas karrierën që e bëri një nga artistët më të pëlqyer shqiptar. Megjithatë, duket se një sinjal për një rikthim të mundshëm ka ardhur nga kolegia Dafina Zeqiri, shkruan “Kosovarja”

Së fundmi, Dafina ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet duke kënduar një nga këngët e Feros. Kjo ka mjaftuar që fansat të ngrenë pikëpyetje mbi mundësinë e një rikthimi të tij në skenën muzikore.

Ende nuk ka një reagim nga vetë Fero mbi këtë veprim të Dafinës, por kjo lëvizje ka ngjallur shpresa te ndjekësit e tij, të cilët prej kohësh kanë kërkuar një rikthim të reperit në muzikë.

A është kjo një thirrje nga Dafina për Feron, apo thjesht një kujtim i një bashkëpunimi të mëparshëm? Mbetet për t’u parë në ditët në vijim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]