fbpx

Dagz tregon kur do ta veshë Einxhel fustanin e bardhë

nga Revista Kosovarja

Që prej kur lidhja e tyre u konsolidua, një prej pyetjeve më të shpeshta që i bëhet Einxhel dhe Dagz është ajo e dasmës.

Pas propozimit, ata janë ‘bombarduar’ nga ndjekësit e mediat në lidhje me martesën me fustan të bardhë.

E kur do t’ia veshë Einxhelit fustanin e bardhë?

I pyetur nga vetë prezantuesja, Dagz ka pasur një përgjigje shumë interesante.

‘Kur të rritet Trev me na i pru unazat. Fëmiu tjetër do qajë ndërkohë’, është shprehur DJ duke lënë të kuptohet se kjo ditë nuk do jetë e largët meqë fëmiu i dytë është rrugës dhe Trev pas një viti e ca mund të jetë i gatshëm t’i sjellë unazat në altar.

Me pak, zbuloi shumë Dagzi siç duket!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]