fbpx

Dalin pamjet, policia ruse kap burra në palestra fitnesi dhe i dërgon në luftë

nga Revista Kosovarja

Gjatë një stërvitje në mbrëmje në qendrën e fitnesit Spirit në juglindje të Moskës, klientët papritmas u urdhëruan të shtriheshin në dysheme.

Nuk ishte pjesë e stërvitjes, por një urdhër nga policia ruse në kërkim të emigrantëve të paligjshëm dhe atyre që ikin nga mobilizimi.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, bastisje të tilla janë kryer për javë të tëra në shumë qytete ruse dhe filluan edhe përpara se Vladimir Putin të nënshkruante një urdhër për të mobilizuar 160,000 burra si pjesë e thirrjes së rregullt pranverore, më e madhja që nga viti 2011.

Bëhet e ditur se të huajt akuzohen për shkelje të rregullave të imigracionit dhe u ofrohen dy opsione: dëbimi ose regjistrimi në ushtri.

Pamjet e bastisjes në Spirit Fitness tregojnë dhjetëra burra dhe gra të shtrirë përtokë.

Një bastisje u krye në një filial tjetër të së njëjtës palestër pak ditë më vonë, përcjell Telegrafi.

Dëshmitarët thanë se gratë u liruan, ndërsa burrat u renditën sipas përkatësisë etnike dhe kombësisë, pas së cilës iu kërkua të tregonin identifikimin.

Spirit Fitness nuk e ka komentuar incidentin, por punonjësit thanë se bastisjet po bëhen të zakonshme.

Avokatët thonë se bastisje të ngjashme ndodhin rreth dy herë në muaj në Moskë, Shën Petersburg, Irkutsk dhe Yekaterinburg.

Pas kontrollit të të dhënave të tyre, disa persona lirohen, ndërsa të tjerë thirren menjëherë dhe ndalohen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]