fbpx

Dardan Krivaçës i shtohet edhe një aktakuzë e re, dyshohet se dhunoi Marigona Osmanin

nga Revista Kosovarja

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë të re kundër Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut, lidhur me vrasjen e Marigona Osmanit.

Sipas Prokurorisë, Dardan Krivaça akuzohet edhe për veprën penale “Dhunim”, ndërsa Arbër Sejdiu për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Dhunim”.

“Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me 22 Gusht të vitit 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta Marigona Osmanin, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë” .

Në fund të njoftimit thuhet se prokuroria i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë për veprat penale dhe të dënohen sipas ligjit.

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit

Ferizaj, 28 Qershor 2022 –Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit. Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 22 Gusht 2021, të pandehurit Dardan Krivaça dhe Arbër Sejdiu, me dashje dhe në bashkëkryerje e privojnë nga jeta tani të ndjerën Marigona Osmani, me çka në bashkëkryerje kryejnë veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nënparagrafi 1,3, 1,4 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Po ashtu, sipas Prokurorisë, për të pandehurin Dardan Krivaça, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Ndërsa, i pandehuri Arbër Sejdiu, me dashje i ka ndihmuar të pandehurit Dardan Krivaça, në kryerjen e veprës penale të dhunimit, me çka kreu veprën penale ndihmë në kryerjen e dhunimit nga neni 227 paragrafi 4 nënparagrafi 4.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 33 të KPRK-së. Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur të shpallen fajtorë për veprat penale për të cilat akuzohen dhe të dënohen sipas ligjit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]