fbpx

Dardan Krivaqa po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë

nga Revista Kosovarja

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka reaguar pas shkrimit të publikuar në media se “Dardan Krivaqa u rrah nga të burgosurit e tjerë në paraburgim”.

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik se, personi në fjalë pas pranimit në BSL menjëherë i është nënshtruar fazës së karantinimit, ku po qëndron i vetëm në dhomë dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

“Të gjithë të burgosurit trajtohen konform konventave ndërkombëtare, andaj SHKK u bën thirrje të gjitha mediave të kontaktojnë SHKK-në, t`i verifikojnë informacionet dhe mos të bien pre e dezinforatave të tilla, të cila kanë për qëllim zbehjen e imazhit dhe mundin e stafit të SHKK-së”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]