fbpx

Dardan Molliqaj tregon se çfarë do të bënte po të ishte në vend të Kurtit

nga Revista Kosovarja

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se çfarë do të bënte po të ishte në vend të kryeministrit Albin Kurti, pas përfundimit të takimit prej 12 orësh në Ohër më 18 mars.

Molliqaj thotë se Kurti duhet të japë dorëheqje, pasi sipas tij nuk i ka mbajtur parimet që i ka thënë.

“Lëshoi pe në Asociacion. Bëri llogari në shumë gjëra. Nuk lëshoi pe për targa e për zgjedhje e tash u dorëzua. Po ju jep Asociacion atyre që i akuzonte se janë kriminelë. Nuk e kisha pranu Asociacion dhe kisha dhanë dorëheqje”, tha Molliqaj.

Tutje, ai tregoi edhe se çfarë do të bënte në dialogun me Serbinë.

“Do të kërkoja korrigjimin e kufijve. Çfarëdo korrigjimi që të arrihej tek zgjidhja përfundimtare”, u shpreh Molliqaj në emisionin Pressing në T7.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]