fbpx

Dasmat më të komentuara të vitit 2022

nga Revista Kosovarja

 

Martesa është një hap që tregon kurorëzimin e dashurisë mes një çifti.
Disa nga figurat tona publike i dhanë fund beqarisë dhe kurorëzuan dashurinë me martesë vitin 2022.
Ata janë:

Genc Prelvukaj dhe Eni Koci

Çifti i dha fund beqarisë, me disa fotografi të publikuara.
Pak ditë pas publikimit u kuptua se ata janë në pritje të ëmbël.
Çifti po këtë vit morën epitetin e prindërve me një vajzë të mrekullueshme.

Arbër Hajdari dhe Vlera Devolli
Humanisti dhe biznismenja e njohur i dhanë fund beqarisë më një dasmë madhështorë.
Çifti ndau pak momente nga dasma e tyre.
Ata duken shumë të lumtur.

Florent Hadërgjonaj dhe Dorina Podrimja
Futbollisti i kombëtares së Kosovës në vitin 2022 i dha fund beqarisë.
Në një dasmë madhështore ai bëri bashkë shumë figura publike.
Çifti shkëlqeu në dasmë.

Andin Hoti
Djali i Ukshin Hotit, këtë vit i dha fund beqarisë.
Dasma e tij u komentua shumë, sepse bëri bashkë të gjitha figurat politike.

Albina Kelmendi dhe Valon Vataj

Ky vit ishte padyshim më i suksesshmi për këngëtaren Albina Kelmendi.
Dasma e saj u komentua shumë në mediat rozë.
Ajo shkëlqeu me këngë e valle, shkruan “Kosovarja”

Armina Mevlani dhe Shkelzen Berisha
Një dasmë unikë e cila u komentua deri në detaje.
Armina,shkëlqeu në ditën e saj më të veçantë. Nuk munguan as veshjet tradicionale që i dhanë një pamje unike dasmës.

Djali i Shkurte Fejzës-Arbëri

Një dasmë që u komentua shumë këtë vit është edhe dasma e djalit të Shkurte Fejzës, Arbrit.
Dasmë kjo që bëri bashkë shumë figura publike ku me këngë e valle kaluan momente të mrekullueshme, shkruan “Kosovarja”

Arsim Avdyli

Djali nga “Tik Toku”, mori vëmendjen e të gjithëve me dasmën e tij me vajzën nga Gjermania.
Martesë e kurorëzuar në qytetin e Mitrovicës, më këngë e valle nuk munguan dhe tupanët.
Çifti në publik u shfaqën më të lumtur se kurrë më njëri tjetrin.

Në iu dëshirojmë të gjithë qifteve jetë të lumtur së bashku, shkruan “Kosovarja”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]