fbpx

David Beckham zbulon ndikimin e OCD-së në jetën e tij të përditshme

nga Revista Kosovarja

David Beckham ka treguar se si të jetuarit me çrregullimin obsesiv-kompulsiv e bën atë të kalojë orë të tëra duke pastruar dhe organizuar shtëpinë e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes së tij është në shtrat.

Ish-kapiteni i futbollit të Anglisë, 47 vjeç, thotë në një dokumentar të ardhshëm të Netflix:

“Fakti që kur të gjithë janë në shtrat, unë vij vërdallë, pastroj qirinjtë, ndez dritat në mjedisin e duhur, sigurohem që kudo të jetë i rregullt. E urrej të zbres në mëngjes dhe të gjej gota, pjata dhe tasa.

Victoria Beckham thotë “Ai është kaq i përsosur” dhe thekson se e vlerëson faktin që ai pastron.

David Beckham u shpreh se i duken “të lodhshme” ritualet e pastrimit, por “ndihet i detyruar t’i bëjë.”

Beckham e ka diskutuar OCD-në edhe më parë. Ai tha për Daily Mail se rrobat dhe revistat i vendoste në vija të drejta dhe modele simetrike.

OCD ka të bëjë me frikën se nëse nuk i bën gjërat në një mënyrë të caktuar, do të shkaktohet ndonjë dëm ose diçka e keqe do të ndodhë. Ka të bëjë me të mos pasurit kontroll mbi mendimet tuaja negative.

Ajo që shkakton shqetësime të mëtejshme për dikë me OCD është frika se do të veprojë sipas mendimit të tyre obsesiv. Duhet thkesuar se njerëzit me OCD nuk kanë gjasa të veprojnë sipas mendimeve të tyre. Por, shpeshherë ata ndihen sikur mendimet e tyre jane të barazvlefshme me realitetin, ndihen sikur vet fakti që e kanë një mendim të caktuar është e njëjtë sikurse ta kishin bërë atë veprim sipas atij mendimi.

Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv nuk është të jesh një person që preferon organizimin dhe rendin, por është një çrregullim serioz ankthi që mund të shkaktojë shqetësime të rënda dhe mund të dëmtojë aftësinë e dikujt për të funksionuar në jetë.

Çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD) është një çrregullim kronik dhe afatgjatë në të cilin një person ka mendime (obsesione) dhe/ose sjellje (kompulsione) të pakontrollueshme dhe të përsëritura.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]