fbpx

Debat i ashpër sërish mes Bucit e Santianes

nga Revista Kosovarja

Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi, janë përfshirë në një debat të ashpër më njëri-tjetrin.

E mollë sherri ishte nominimi në zinxhir, ku Santiana e ka shpëtuar Albën, e Buci është shprehur se si se ka shpëtuar shokun më të mirë, pra Bucin.

“Nuk besoj që je aq e prishur që të mos e shpëtosh shokun, mendoj pak gjërat”, i është drejtuar Buci bukuroshes nga Gjakova.

“Që nuk mendon ti, unë mendoj. E kam ditur që nuk do të dalësh. E ke treguar veten Santi”, vazhdoi më tej ai.

Santiana është zemëruar shumë sepse sipas saj ai tre ditë më herët as nuk i ka foluar asaj, tash kinse po kërkon llogari.

“Ma ke kthyer shpinën”, theksoi mes tjerash e nervozuar ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]