fbpx

Deklarata tronditëse e Andreas për vajzën e tij ka shokuar rrjetin

nga Revista Kosovarja

Andrea, një prej banorëve të Ferma VIP, ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjete sociale. Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ai tregoi për reagimin e tij kur mori lajmin se fëmija i tij i parë ishte vajzë.

“Po punoja në serë kur më lajmëruan… më thanë që ishte vajzë. M’u duk sikur më ra qielli mbi kokë”. I kishte thënë gruas: ‘Bëj gati valixhen dhe ik te nëna jote’”, rrëfeu ai, duke shtuar se ishte rritur me mentalitetin se djemtë ishin më të dëshiruar.

Por ky qëndrim i tij ndryshoi me kalimin e kohës, sidomos kur u bë baba për herë të dytë. “Kur më lindi vajza e dytë, mezi e prita. Tani e di çfarë do të thotë të kesh vajzë. Është ndryshe, shumë ndryshe”, tha fermeri

Kjo është një nga ato tema që ndez shumë diskutim dhe debat në rrjetet sociale, dhe mesa duket, Andrea e ka gjetur pikën e tij të fortë atë që prek publikun drejtpërdrejt.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]