fbpx

Del ekspertiza mjeko-ligjore për vdekjen e tre kosovarëve në Shqipëri

nga Revista Kosovarja

Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, shkaku i vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti nga Kosova është “helmimi nga kërpudhat”.

Ndër të tjera, po kryhen edhe analizat e ushqimeve, konkretisht të kërpudhave, që janë gjetur të gatuara në shtëpi.

Kujtojmë se Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, ata nuk mundën të mbijetonin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]