fbpx

Del fotografia e babait të Rron Gjinovcit me Hashim Thaçin e Sami Lushtakun

nga Revista Kosovarja

Ditë më parë në T7, analisti i njohur, Rron Gjinovci i quajti të çmendur ose të poshtër atë që e kanë votuar Hashim Thaçin.

“Kush e voton Hashim Thaçin ose është i çmendur ose i poshtër”, ishte shprehur Gjinovci.

Megjithatë njëri nga votuesit e Hashim Thaçit po del të jetë edhe babai i Rron Gjinovcit.

Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet babai i analistit përkrah ish-presidentit të Kosovës dhe Sami Lushtakut.

Deklarata e Gjinovcit kundër votuesve të presidentit, Hashim Thaçi ka marr shumë jehon dhe është kritikuar për ofendimin që iu është bërë një pjese të popullit të Kosovës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]