fbpx

Del në ankand mikrofoni me të cilin Cardi B goditi fansen në koncert

nga Revista Kosovarja

Cardi B pak ditë më parë goditi me mikrofon një fanse që i hodhi lëng në koncert.
Mikrofoni, në pronësi të kompanisë së prodhimit të audios “The Wave” tani është në ankand në eBay, në një përpjekje për të mbledhur para për “Friendship Circle”, një organizatë që ndihmon fëmijët me nevoja të veçanta.

Çmimi aktual i tij është 25,100 dollarë ose 22.849 euro për vetëm 27 oferta, një shifër që pritet të rritet ndjeshëm gjatë gjashtë ditëve të mbetura në faqen e ankandit.

Mikrofoni në fjalë është një ‘Shure AD2 Axient Digital’, versionet e reja të të cilit zakonisht shiten me pakicë për rreth 1000 dollarë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]