fbpx

Del në shitje rezidenca ku u xhirua filmi “I vetëm në shtëpi”, ja sa do të kushtojë

nga Revista Kosovarja

Rezidenca e filmave ikonë “I vetëm në shtëpi”, ka dalë në treg për 5.2 milionë dollarë. Pamja e jashtme me tulla e shtëpisë së stilit gjeorgjian mbetet pothuajse identike me atë që u shfaq në komedinë e Krishtlindjeve të vitit 1990.

Të premten, shtëpia me 5 dhoma gjumi u rendit në faqen e internetit të Coldwell Banker, e sjellë në treg nga Dawn McKenna Group e Coldwell Banker Realty, për 5,250,000 dollarë. E pozicionuar në pak më shumë se gjysmë hektari, shtëpia ndodhet në Winnetka në periferi të Çikagos.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]