fbpx

Deliu-Kodra: Korrupsion i madh i kësaj qeverie përmes kontratave njëburimore

nga Revista Kosovarja

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se kontratat njëburimore janë bërë standard i përditshëm i qeverisë Kurti.

Në seancën ku po diskutohet për këtë çështje, ajo tha se është bërë rregull dhënia dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh “me miq dhe dosta pa asnjë procedurë, pa asnjë transparencë”.

“Nuk po flasim sot për dështimët e mëdha të kësaj qeverie, por për kontratat njëburimore. Korrupsion i madh i një qeverie përmes kontratave njëburimore. Se korrupsioni është bërë mjet i kësaj qeverie e kemi thënë edhe dy vjet më parë, kemi denoncuar me fakte keqpërdorimet. Edhe atëherë kemi ngritur shqetësimet tona si PDK, se kontratat njëburimore janë bërë rregull i punës në gjithë qeverinë e Kosovës. Janë bërë standard i përditshëm i kësaj qeverie”, u shpreh ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]