fbpx

Deliu-Kodra krah Hovenierit: Raporti me ShBA-të është bekim

nga Revista Kosovarja

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka ndarë një fotografi, krah ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Poshtë imazhit të postuar në Instagram, ajo shkroi se raporti me ShBA-të është bekim.

“Raporti me ShBA-të është bekim dhe vlerë të cilën ne e kemi obligim kombëtar ta ruajmë dhe ta mirëmbajmë. Ambasadori Hovenier, faleminderit për angazhimin tuaj në ruajtjen dhe fuqizimin e këtij raporti”, shkroi ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]