fbpx

Demarkacioni me Malin e Zi: Çka tha Vjosa Osmani e çka Milo Gjukanoviq?

nga Revista Kosovarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq kanë folur edhe për demarkacionin ndërmjet dy vendeve.

Në një konferencë për nmedia, presidentja Osmani ka theksuar se Mali i Zi është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Sa i përket çështjes së demarkacionit ka ratifikuar tri dokumente: E para raportet e komisionit, raporti i Komisionit Shtetëror për çështjen e kufirit dhe deklaratat e dy presidentëve”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.Osmani tha se do të formohet edhe trupi i përbashkët për shënjimin e vijës kufitare.

Sipas saj, kjo është një çështje teknike dhe pres që në frymën e miqësisë të realizohet edhe kjo.

“Unë nuk shoh asnjë çështje që mund të prish raportet me Malin e Zi”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

Ndërsa, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka një përgjigje më diplomatikë për demarkacionin.

“Kjo çështje mund të konsiderohet problematike vetëm për dikë që dëshiron të krijojë probleme, ne s’dëshirojmë që të krijojmë probleme në asnjë nga adresat tona dhe jam i sigurt që do t’i përmbahemi dokumenteve që kemi nënshkruar dhe se përmes punës së komisionit të përbashkët për demarkacion do të krijojmë kushtet e domosdoshme për korrigjime për të cilat do të pajtohemi që do të kontribuojë që ky kufi në demarkacionin e tij të jetë i logjikshëm dhe të jetë ashtu siç duhet të jetë dhe të mos shërbejë si burim in mosmarrëveshjeve dhe rrezikimit të marrëdhënieve tona”.

“Kemi folur për të gjitha çështjet, kemi folur edhe për pozitën e malazezëve në Kosovë”, tha ndër të tjera ai.Ai tha se çështje do të përmbyllet, dhe nëse ka gabime do të korrigjohen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]