fbpx

Demi i merr jetën blegtorit 82 vjeçar në Gostivar

nga Revista Kosovarja

Një dem ka goditur pronarin e tij 82 vjeçar, në tregun e kafshëve në Gostivar.

 

Rastin e kanë konfirmuar nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë.

“Sot (07 korrik) në ora 09:00 në SPB Tetovë është raportuar se në tregun e kafshëve në Gostivar gjatë shkarkimit nga kamioni, një dem ka goditur pronarin e tij 82 vjeçar me iniciale L.S nga fshati Vërben, Gostivar, ku L.S. ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku menjëherë është transferuar për ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Për fat të keq, 82 vjeçari ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kufoma pas kontrollit mjekësor i është dorëzuar familjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]