fbpx

Deputetët drejt Kuvendit të Kosovës, tentimi i dytë për zgjedhjen e presidentit

nga Revista Kosovarja

Kanë filluar lëvizjet e deputetëve në drejtim të hollit të Kuvendit të Kosovës.

Seanca plenare me vazhdim të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit, është paraparë për orën 17:00.

Në media po flitet se është arritur marrëveshja me deputetin goran, Adem Hoxha për votimin e presidentit.

Mbrëmë u tentua dy herë të votohet presidenti, por që në kutin e votimit o hodhën vetëm 79 vota, që pamundësuan kalimin në raundin e dytë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]