fbpx

Deputeti i PDK’së: Edhe po të rrinte deri për Vitin e Ri, Kurti s’do të mund të realizonte takime si të Rugovës e Thaçit

nga Revista Kosovarja

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka komentuar vizitën dyjavore të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai e ka quajtur dështim këtë vizitë të të parit të Qeverisë, derisa e ka krahasuar këtë vizitë me ato të ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe ish-presidentit Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Ai duhet ta pranojë që vizita e tij ka qenë e dështuar”, ka thënë Beqa.

Beqa ka deklaruar se Kurti po të qëndronte deri për vit të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të mund të arrinte të aranzhonte nivele të takimeve që kanë realizuar ish-presidenti Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi.

“Jam shumë optimist se me pas nejt deri për Vit të Ri se s’kish mujt me ba nivele çfare i ka taku Rugova në atë kohë apo z.Thaçi apo secili dikush tjetër që e ka përfaqësu Republikën e Kosovës në atë kohë”, ka thënë Beqa në Frontal të T7.

Sipas tij, pritja e Ramush Haradinajt në Departament të Shtetit ishte më e lartë për nga niveli se takimet e kryeministrit Kurti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]